Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Log.” në ABC është ndalur edhe tek fleta e votimit ku ka pasur diskutime dhe pakënaqësi të shumta nga të frontet politike, PD dhe PS.
Sipas Metës ka një përpjekje për të dëmtuar procesin dhe për ta vonuar atë.
“Ka përpjekje të mëdha për të dëmtuar procesin. PS gjeti sebep për emrat për votimin preferencial për të përmbysur 5 qershorin. Tani të votosh numra në vend të njerëzve. Unë do i shikoj kush më pëlqen se me numra nuk shkon. E kërkojnë për të vonuar është papërgjegjshmëri dhe na bind edhe një herë qe të hapim sytë për zgjedhjet e 25 prillit të shpëtojnë vendin për 100 vitet që vijnë. Ata e kërkuan për të prishur marrëveshjen. Si të votosh numrin? Unë te kutia e votimit jam i lëkundur, ndërsa kur i shikoj e gjykoj. Mesazhi im është që qytetarët të zgjedhin kë të duan por për listën e Partisë të zgjedhin atë me më shumë integritet.” tha Meta. /abcnews.al/