PS dhe ballafaqimi me të vërtetën/ Klosi: Proceset zgjedhore janë qarta në Kodin Zgjedhor. Vendime të duhura në kohën e duhur

schedule21:13 - 19 Qershor, 2025

schedule 21:13 - 19 Qershor, 2025

Në emisionin “Rel Story” në ABC News, sekretari i përgjithshme i PS, Blendi Klosi u pyet lidhur me situatën e Tiranës, pasi Erion Veliaj ndodhet në burg.

Lidhur me këto çështje, Klosi tha se do të ketë një vendim në kohën dhe në rrugën e duhur

“Janë probleme, të ekzistencës. Kur jeton do kesh edhe probleme. Kemi një garë të hapur elektorale për tre bashki të cilat kryetarët e bashkive zgjodhën të ishin në listën e deputetëve nuk janë më, kryetarë bashkie që do shkojnë në proces zgjedhor. Kodi Zgjedhor e ka të qartë, proceset zgjedhore në Shqipëri, janë ose në prill-maj, ose shtator-tetor.  Pra do jetë një moment që do merret një vendim i caktuar. Sa i përket Rrogozhinës dhe Tiranës janë dy procese gjyqësore që kanë proceset e tyre në rrugë e sipër. Do gjykohet në bazë të vendimmarrjes që do të merren në këto procese gjyqësore. Do ketë një vendim në kohën e duhur dhe në rrugën e duhur”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!