Provoni këtë truk dhe nuk do të shihni asnjë insekt në shtëpi

schedule11:56 - 25 Prill, 2022

schedule 11:56 - 25 Prill, 2022

Edhe pse opsioni më i mirë për të ajrosur shtëpinë është hapja e dritareve, mund të hyjnë shumë miza, mushkonja dhe insekte të tjera. Megjithatë, për fatin tuaj, ekziston një truk i thjeshtë që do t’ju shpëtojë nga këto shqetësime të vogla.

Gjithçka që ju nevojitet është një furrë dhe dy ose tre limonë. Para se të shkoni në shtrat, prisni përgjysmë disa limona dhe futini në furrë, derën e së cilës do ta lini hapur. Në mëngjes kur zgjoheni, mbyllni derën e furrës dhe ndizeni për vetëm disa minuta.

Më pas fikeni dhe lëreni derën sërish të hapur. Shtëpia juaj do të ketë erë të këndshme dhe nuk do të shihni asnjë insekt në shtëpinë tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!