Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Provokim ushtarak”, Armenia akuzon Azerbajxhanin se po mobilizon trupat në rajonet kufitare

schedule15:47 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:47 - 7 Shtator, 2023

Armenia akuzoi Azerbajxhanin për përgatitjen e një ‘provokimi ushtarak’ duke vendosur forcat ushtarake azere përgjatë kufirit midis dy vendeve. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan theksoi se Azerbajxhani po shpreh synimin e tij për të nisur një provokim të ri ushtarak kundër Nagorno-Karabakut dhe Armenisë.

“Azerbajxhani ka grumbulluar forca përgjatë vijës së kontaktit me Nagorno-Karabakun dhe në kufirin me Armeninë gjatë ditëve të fundit”, u tha kryeministri armen Nikol Pashinyan zyrtarëve të qeverisë, ndërsa shtoi se “situata ushtarako-politike në rajonin tonë është përkeqësuar seriozisht.”

Nga ana tjetër, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e cilësoi deklaratën si një “strategji të re të rreme politike”. “Armenia duhet të braktisë pretendimet territoriale ndaj Azerbajxhanit, për t’i dhënë fund provokimeve ushtarako-politike dhe të ndalojë krijimin e pengesave për procesin e paqes”, tha ministria.



Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e Nagorno-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por e banuar kryesisht nga armenë. Tensionet janë përshkallëzuar muajt e fundit, me incidente të armatosura që ndodhin rregullisht përgjatë kufirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!