Provimi mbaroi 90 sekonda më herët, studentët në Korenë e Jugut padisin qeverinë

schedule11:03 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 11:03 - 20 Dhjetor, 2023

Një grup studentësh të Koresë së Jugut kanë paditur shtetin sepse provimet për pranimin në universitet përfunduan 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar. Ata po kërkojnë 20 milionë won (15,400 dollarë) secila si dëmshpërblim që është kostoja e një viti studimi për rimarrjen e provimeve.

Gabimi ka ndikuar në rezultatet e provimeve të studentëve, pretendon avokati i tyre. Testi famëkeq i pranimit për në universitet, i njohur si Suneung, është një maratonë tetë-orëshe e provimeve të njëpasnjëshme në disa lëndë.

Suneung është një nga provimet më të vështira në botë.

Padia, e ngritur të martën nga të paktën 39 studentë, pretendon se zilja ra më herët në një qendër provimi në kryeqytetin Seul gjatë gjuhës koreane, lënda e parë e provimit.

Kjo nuk është hera e parë që studentët kanë ngritur një padi për raste të tilla. Në prill, një gjykatë e Seulit akordoi 7 milionë ëon (5,250 dollarë) për studentët që pretenduan se ishin të pafavorizuar në provimet e vitit 2021 në Suneung sepse zilja e tyre ra rreth dy minuta më herët.

Dhe çmimi mund të jetë edhe më i lartë në vende të tjera. Në vitin 2012, një burrë në Kinë u dënua me një vit me kusht pasi i ra ziles katër minuta e 48 sekonda më herët gjatë provimeve kombëtare në një shkollë në provincën Hunan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!