Ditën e sotme në orën 14.00 në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë do të bëhet provimi i Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar. Megjithatë, sipas anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, me porosi të ministres Evis Kushi pyetjet dhe përgjigjet kanë dalë në mënyrë që të certifikohen “militantët e partisë”.
Vokshi ka publikuar një mesazh të dërguar nga një mësuese në Elbasan, e cila e informon se drejtori në shkollën në të cilën ajo punon i ka marrë pyetjet dhe përgjigjet paraprakisht dhe ua ka kaluar “njerëzve të tij”.
Sipas asaj që thotë mësuesja në mesazh, pyetjet drejtori i ka marrë nga drejtoresha e Kabintetit me urdhër të ministres Kushi. /abcnews.al/