Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Provë force nga Pogacar/ Tour, tjetër fitore e madhe e kampionit nga Sllovenia

schedule13:27 - 12 Korrik, 2025

schedule 13:27 - 12 Korrik, 2025

Po pedalojnë me një shpejtësi prej ferri. Turi I Francës këtë vit është aq I rrufeshëm sa nuk mbahet mend dhe rimitn kryesor ia jep padyshim ai që është favoriti.

Tadej Pogaçar shkëlqeu sërish duke fituar etapën e dytë këtë edicion, pikërisht në atë ngjitje legjendare që cilësohet “Muri I Bretanjës”.

Një malore prej rreth 2 kilometrash me nivel mesatar ngjitjeje 6.9 për qind dhe me segmente deri në 15 për qind.



Kampioni në fuqi I Turit nisi vrullin e tij 1700 metra përpara finishit duke lënë prapa Fanelën e Verdhë, Van der Pul, ndërsa goditjen finale e dha në 200 metrat e fundit, duke mundur në vijë rivalin kryesor, Jonas Vingegard.

Ishte etapa e shtatë, e cilësuar si kodrinore, nga Sent Malo në Myr dë Bretanjë prej 197 kilometrash, dhe Pogaçar arriti fitoren numër 101 në karrierë e të 19-ën në Klasiken franceze.

Edhe pse ishte malore, shkëputja e 26-vjeçarit nisi me 45 km në orë dhe përfundoi me 54 km në orë. Ai e mori sërish Fanelën e Verdhë, të cilën e humbi një ditë më parë vetëm për një sekondë, dhe vështirë ta lëshojë më.

Kjo etapë ishte e veçantë sepse kaloi nëpër Bretanjë, që është djepi I çiklizmit francez, dhe jo më kot grupi I garuesve kaloi në qytezën Ifiniak, vendlindja e legjendës Bernar Ino, I fundit francez që fitoi Turin në 1985.

Pogaçar kryeson me 54 sekonda më pak se belgu Remko Evenepul, ndërsa Vingegard është I katërti me 1’17” vonesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!