“Provat si vodhi Beleri”/ Zbardhet vendimi: CD me pamje, telefona deri te prerjet e parave. Gjykata: Bleu vota në Himarë për 40 mijë lekë

schedule18:07 - 5 Mars, 2024

schedule 18:07 - 5 Mars, 2024

“10 muaj nga arrestimi i Alfred Belerit, Gjykata e Posaçme e ka dënuar me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.”

Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe medias së shtetit fqinj apo mbështetës të tij nga Himara. Por ajo që bëri përshtupje ishte se në vendimin e zbardhur të gjykatës së posaçme u publikuan detaje të hollësishme mbi provat e konfiskuara. Celularët e Belerit e Kokaveshit si dhe 8 kartëmonedhat me prerje 50-mijë lekëshë, që iu dhanë Arsen Ramës personit që bashkëpunoi me prokurorinë për të zbardhur shit-blerjen e votave.

Ndërsa mjetet e tjera u janë kthyer personave që dëshmuan apo ishin në hetim, celularët e dy të dënuarve, Beleri dhe Kokaveshi, shpallen të konfiskuara dhe kalojnë në pronë të shtetit. Sipas prokurorisë në këto celularë janë bisedat që provojnë sipas akuzës, bisedat mes dy të dënuarve ku ata kane rënë dakort për shitblerje votash. Beleri lëshoi akuza ndaj prokurorisë dhe policinë për sajim të provave kundër tij, por edhe për trupën gjykuese që sipas tij ka treguar njëanshmëri në gjykim.

Gjatë periudhës së qëndrimit në paraburgim, Beleri përmes avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar 12 herë ndryshim të masës së sigurisë por edhe leje për t’u betuar përballë këshillit bashkiak të Himarës, por ato janë rrëzuar.

“Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!