Pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë në gjykatë, plot 125, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi ka folur për procesin 2 vjeçar të gjykimit, kohe gjate se ciles Prokuroria ka paraqitur provat e saj kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Luka Misetiç, së pari ka potencuar padrejtësinë e mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së pavarësisht provave tejet të dobëta me të cilat nuk është arritur të mbështetet aktakuza.
“Së pari më lejoni të them se klientët tanë janë mbajtur në paraburgim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, 4 vjet e gjysmë në paraburgim, 4 vjet e gjysmë të cilat nuk mund t’i kthejnë kurrë mbrapa. Jam i zhgënjyer që u deshën me shume se 2 vjet e gjysmë që çështja e Prokurorisë të përfundonte, besoja se kjo çështje mund të përfundonte shumë më shpejt por jemi ku jemi tani.”
Gjithesesi Misetiç eshte optimist per epilogun e gjykimit.
“Në përgjithësi mendoj se ky rast dhe provat kundër Z. Thaçi kanë qenë shumë të dobëta. Nuk mund të flas për provat tani por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër Z. Thaçit në këtë gjykim për mbi 2 vjet.
Në këtë kuptim jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast, për Z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur. Por sikurse thashë, mendoj se këtyre 4 të akuzuarve u është marrë shumë kohë nga jeta dhe shpresojmë se do të përfundojë sa më parë.”
Para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, avoakti i Thaçit komenton edhe pretendimet për përfshirjen e Thaçit në krime lufte duke deklaruar se as një dëshmitar nuk e akuzon direkt Thaçin për këto akuza.
“Për mendimin tonë provat kundër Z. Thaçi janë jashtëzakonisht të dobëta deri në atë pikë që nganjëherë gjatë procesit e kam pyetur veten “pse është akuzuar Z. Thaçi?”.
Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, seanca u përfundua më herët se cishte ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
Hashim Thaçi dhe ish kreret e tjere te UCK jane deklaruar te pafajshem per akuzat qe rendojne mbi ta.
/ abcnews.al

