“Provat i kanë pranuar edhe avokatët e Belerit”, juristja: Celulari i tij është me kod, ende nuk është hapur

schedule18:27 - 5 Mars, 2024

schedule 18:27 - 5 Mars, 2024

Juristja Brizida Gjikondi komentoi dënimin e Fredi Belerit me dy vite burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, juristja tha se kjo është një ditë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare që mori vendimin e duhur pavarësisht presionit grek.

Ajo deklaroi se provat janë pranuar edhe nga avokatët e Belerit në gjykatë, por ata kanë pretenduar se nuk janë marrë në rrugën e duhur. Gjikondi shtoi gjithashtu se edhe në këto momente, celulari i Belerit nuk është hapur pasi është me kod dhe ai nuk ka pranuar që të vendosë kodin.

“Ditë e rëndësishme për drejtësinë që, pavarësisht presionit të shtetit grek dhe një pjesë të politikanëve shqiptarë, arriti të jepte mbi palët një vendim që nuk është i ashpër sa duhet por është një hap që çmon dhe vërteton sovranitetin e shtetit shqiptar përballë intrigave dhe nënshtrimit që ishim mësuar nga grekët dhe zbatuesit e tyre në Shqipëri për të influencuar vendimet e drejtësisë shqiptare. Në sallë është vërtettuar se avokatët e Belerit nuk kanë qenë kundër provave. Thonë që janë të vërteta por nuk janë marrë në rrugën e duhur. Çka është më me vlerë është që kemi pasur dy telefona si prova kryesore nga SPAK. Celulari i bashkëpunëtorit të Belerit është hapur dhe janë shikuar mesazhet për dhënien e pagesave te qytetarët. Beleri që ka një Iphone, pavarësisht se thotë se nuk është e vërtetë, në asnjë moment nuk ka bërë minimumin të bashkëpunojë me prokurorinë që të hapë celularin. Minimalisht nëse është në rregull siç i ka deklaruar drejtësisë së shtetit ku bën pjesë, duhet t’ja vinte në dispozicion provat. Edhe në këto momente, ai celular është i pahapur.  Kur është ndaluar nga policia, ai e ka bllokuar si celular. Personi tjetër e ka të hapur dhe prokuroria ka gjetur prova të bollshme që vërtetojnë shitblerjen e  votave.”, deklaroi Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!