Të gjithë po presin të pushojnë, por edhe këtë vit gjithçka do të jetë me protokoll pavarësisht numrit mjaft të vogël të rasteve me COVID-19 dhe fataliteteve. Ministria e Turizmit miratoi protokollin për sezonin turistik. Edhe pse detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e hapura është hequr, në protokoll specifikohen rastet kur duhet përdorur. Përjashto ashensorin, në rastet e tjera maska u kërkohet që të përdoret nga stafet e hoteleve dhe restoranteve.
Rastet e përdorimit të maskës
Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.
Lexo edhe: E PLOTE-Protokolli anti-COVID: Si do të bëjmë plazh dhe ushqehemi gjatë pushimeve
Të gjithë artikujt e përdorur me një përdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas menaxhimit të mbeturinave të rrezikshme.
Rekomandohet mbajtja e maskës ne mjediset e ashensorit.
Lexo edhe: Tavolinat 1 m distancë, kujdes me mishin, protokolli anti-COVID: Mos hani me gishta
Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.
Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Lexo edhe: Zbuloni rregullat për të bërë plazh: Çadrat 3.5 metra nga njëra-tjetra, dushi dhe beach-bar
Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet.
d.b/Abcnews.al