Call Centerat janë ndër të paktat biznese që kanë qëndruar hapur edhe përgjatë ditëve të karantinës totale kur i gjithë vendi ishte në izolim.
Duke qenë një vend pune me rrisk të lartë të infeksionit qeveria ka miratuar një protokoll strikt të detyrueshëm për punëdhënësin dhe punëmarrësin për ruajtjen e higjienës dhe distancimit social.
Ky subjekt duhet të ketë të punësuar një person përgjegjës për shëndetin në punë i cili kryen çdo ditë matjen e temperaturës së punonjësve dhe në rast se ndonjëri shfaq simptoma nuk duhet lejuar të vijë në punë. Ai duhet të karantinohet dhe dhe të raportohet si rast pranë 127.
LEXO EDHE: Klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup: Dyqanet e veshjeve rihapen me rregulla të rrepta
“Personi përgjegjës për shëndetin në punë mat temperaturën e punonjësve/ administratorit, apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe mban librin përkatës me shënimet çdo ditë për temperaturat më të larta se 37.5 gradë, apo të shfaqjes së simptomave të tjera.
Personi përgjegjës për shëndetin në punë administron të dhënat mjekësore në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sensitive dhe ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk lejohet të hyjë në subjekt”, thuhet në protokollin e sigurië.
Gjithashtu kufjet për çdo punonjës duhet të jenë personale ndërsa ndalohet rreptësisht përdorimi i sendeve të kolegëve.
Punonjësit mes njëri tjetrit e kanë të detyrueshme distancën fizike, ndërsa higjienizuesit në orarin e punës duhet të sigurohen nga punëdhënësi ./abcnews.al