Një protestuese e cila është bërë pjesë në natën e gjashtë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës thotë se pjesëmarrësit e saj po arrestohen nga policë civilë që nuk prezantohen dhe janë të paidentifikueshëm. Ajo shprehet se vrasja e Klodianit nuk është e rastësishme.
“Po arrestojnë protestuesit dhe nuk i prezantohen fare. Nuk e dimë se ku shkojnë këta persona të arrestuar nga civilët. Kërkojmë të drejtën se vrasja pas shpine e Klodianit nuk është e rastësishme. Nuk është politikë. Është e drejta jonë civile.
Mblodhëm firma dhe ata u tallën me ne. Tani qeveris aq që ka ekonominë. Unë sapo i shtrova çfarë kërkoj. Ne kemi parë dhunë. Përgjegjësia është se ne shikojmë rastet e abuzimit dhe nuk mund të ndalojmë protestën. Dje nuk kishte dhunë, pse u hodh gazi lotsjellës. Nxjerrin sebepin e pandemisë dhe nxjerrin një akt normativ që nuk është ligj“, u shpreh ajo./mv.abcnews.al