Pas 2 orësh fjalimesh para kryeministrisë, protestuesit po i drejtohen rrugëve në mënyrë që të bllokojnë qarkullimin e makinave në Tiranë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se në momentin që flasim është bllokuar unaza e kryeqytetit, qarkullimi nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit drejt sheshit Skënderbej.
Protesta kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës po shënon ditën e tretë radhazi në të gjithë vendin.
Protesta është organizuar në rrjetet sociale dhe kërkohet që qeveria të ndërhyjë për të ndikuar në uljen e çmimeve. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është reflektuar si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas qeverisë.
Gjatë këtyre ditëve, protesta janë zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit.
/abcnews.al