Protestuesit dhe gazetarët presin Donald Trump jashtë gjykatës në Miami

schedule18:36 - 13 Qershor, 2023

schedule 18:36 - 13 Qershor, 2023

Mbështetësit e Donald Trump dhe qindra gazetarë janë jashtë gjykatës së Miamit, ku ish-presidenti amerikan pritet të përballet me 37 akuza në lidhje me dokumentet e klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në Mar-a-lago.

Sipas mediave të huaja, aventura e re ligjore e Donald Trump është veçanërisht serioze. Ai përballet për herë të parë me akuza federale dhe ka mundësi që në përfundim të procesit të dërgohet në burg.

Ndjekja e parë penale që do të ngrihet kundër Donald Trump ka të bëjë me sjelljen që rrezikon sigurinë kombëtare dhe përfshin akuza sipas Aktit të Spiunazhit.

Kjo do të jetë hera e dytë që nga prilli që Trump do të shfaqet si i pandehur në një sallë gjyqi. Herën e parë, në Nju Jork, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se ai u përpoq të blinte heshtjen e yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels. Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!