Protestojnë punonjësit e kontrollit ajror, ndërpriten për 40 minuta fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

schedule10:40 - 7 Prill, 2021

schedule 10:40 - 7 Prill, 2021

Një protestë e punonjësve në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror ka bllokuar për rreth 40 minuta fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë, Tirana International Airport , ku ndër të tjera njoftohet se dy fluturime në Rinas janë ndikuar nga protesta e kontrollorëve.

Konkretisht u prekën fluturimet Athinë-Tiranë e Stamboll-Tiranë. Sipas TIA, operimet kanë rifilluar në orën 09:55, me Athinë-Tiranë që pritet të riniset kurse Stamboll-Tiranë do të jetë 40 minuta me vonesë.

Njoftimi nga TIA:

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë.

 Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë. 

 

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!