Protestojnë banorët e pastrehë nga shembja e urës në Xhenova

schedule23:07 - 5 Shtator, 2018

schedule 23:07 - 5 Shtator, 2018

Banorët e mbetur të pastrehë si pasojë e shembjes së urës në  Xhenova, protestuan gajtë mbledhjes së përbashkët të këshillit rajonal dhe atij komunal. Ata kanë kërkuar që shtëpitë e tyre të dëmtuara të mos shemben para se të gjendet një zgjidhje për strehimin e tyre.

Ka nisur me një minutë heshtje mbledhja e përbashkët e Këshillit Rajonal dhe atij Komunal për shembjen e urës Morandi në Xhenova të Italisë. Objektivi ishte miratimi unanim një rend dite që do të përcaktojë prioritetet për qeverinë. Para fillimit të mbledhjes një grup banorësh të mbetur të pastrehë nga shembja e urës kanë mbajtur në duar parulla ku kërkohej që shtëpitë e tyre të dëmtuara të mos shembeshin para se të gjendet një zgjidhje për strehimin e tyre. Ata kanë kërkuar përgjigje ndërsa kryebashkiaku Buçi ka kërkuar eliminimin e burokracisë për t’i lejuar atyre që të kthehen në banesat e dëmtuara për të marër sendet personale. Personat që rezultojnë të pastrehë janë 556 të ndarë në 225 familje. Ndërsa ndërtesat të cilat janë shënuar si në rrezik për shembje janë më shumë se 1200. Banorët i kanë kërkuar politikanëve respekt dhe u kanë bërë apel që strehimi i tyre të jetë prioritet para rimëkëmbjes së sipërmarrjeve të dëmtuara. /abcnews.al