Protestë për arrestimin e 8 priftërinjve në Mal të Zi, gjatë përleshjes plagosen 4 policë

schedule08:14 - 14 Maj, 2020

schedule 08:14 - 14 Maj, 2020

Policia e Malit të Zi ka përdorur gazin lotsjellës ndaj qytetarëve në Nikshiq dhe Plevle të Malit të Zi të cilët kundërshtonin arrestimin e disa priftërinjëve të Kishës Ortodokse Serbe.

Policia përmes një postimi në Tëitter tha se gjatë përplasjeve janë plagosur 4 policë.

“Sonte, qytetarët u mblodhën në Plevle dhe në drejtim të policisë hodhën gurë, shishe qelqi dhe pajisje piroteknike. Si rezultat u plagosën 4 oficerë. Një veprim i shpejtë i policisë siguroi vendosjen e rregullit. Arrestimi i atyre që janë përgjegjës për këtë incident është duke u zhvilluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tetë priftërinj në Mal të Zi mund të përballen me 12 vjet burgim për shkeljen e urdhrave të shëndetit publik, pasi drejtuan një liturgji të paligjshme, nëpër rrugët e qytetit të dytë më të madh të vendit, Nikshiq.

Mijëra besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, injoruan masën e ndalimit të tubimeve publike të cilën qeveria e ka vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe morën pjesë në një liturgji fetare për të shënuar Ditën e Shën Bazilit të Ostrogut.

Prokurorët thanë më 13 maj se tetë priftërinjtë mund të përballen me burgim nën akuzën e shkeljes së kufizimeve të pandemisë. Pamjet nga ceremonia tregonin se si shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maska në fytyrë dhe as distancën e duhur nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, Beogradi ka kritikuar ashpër arrestimin e tetë priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!