Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të protestuesve që ishin planifikuar të zhvilloheshin dje.
Midis tyre është edhe 26-vjeçari Erfan Soltani, i cili u dënua për pjesëmarrjen e tij në protesta dhe se u njoftua se do të ekzekutohej, vendim që më vonë u anulua.
Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht Teheranin për “pasoja serioze” nëse vazhdon shtypja e protestave.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi se presidenti amerikan pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, siç raporton New York Times, i kërkoi atij të mos ndërhynte ushtarakisht në Iran.


