Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në një intervistë të dhënë për ABC ka komentuar dhunën në protestat e ditëve të fundit në vendin tonë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Ballanca në fjalën e saj është shprehur se dhuna e qytetarëve dhe shoqërimi i të miturve në komisariate është e pajustifikueshme.
Ndër të tjera ajo ka theksua se në raportin e deri tanishëm rezulton se janë shoqëruar në komisariate më shumë se 50 të mitur mes të cilëve ka dhe nënë moshën 14 vjeç që nuk lejohen që të shoqërohen sipas ligjit.
“Dua të theksoj se kapacitetet e institucionit deri më tani për të bërë verifikimet në lidhje me numrin e të miturve të shoqëruar është i kufizuar. Nga regjistrat e deri më tanishme kemi nxjerrë dhe rezultatet e deri më tanishme që kemi mbi 50 të mitur të shoqëruar nga të cilët dy janë nën moshën 14 vjeç moshë që nuk kanë përgjegjësi dhe nuk duhet që të shoqëroheshin. Nga ana tjetër marrja e tyre në pyetje nuk mund të kryhet gjatë natës pasi kjo ka lidhje me problemet e shëndetit të tyre mendor. Gjithashtu ajo që ne kemi vërejtur te takimi me këto të rinj është ,konstatuar se marrja në pyete për to është bërë pa praninë e psikologut dhe të avokatit, ajo që vërejmë është se ka pasur një shoqërim masiv të të rinjve nën moshën 18 vjeç.
Sipas deklarimeve të deritanishme të shoqëruesit kanë theksuar se nuk kanë pasur ushtrim dhune fizike por psikologjike dhe një gjë e tillë është e kuptueshme nëse do të marrim parasysh moshën e tyre.
Pretendimi i policisë se qytetarët marrin pjesë në një tubim të paligjshëm në këtë situatë është e drejtë. Por qeveria duhet të na tregojë se kjo masë kufizuese është marrë për të mbrojtur shendetin publik dhe jo për të penguar zërin e qytetarëve ndaj qeverisë”, ka thënë ajo./abcnews.al