Protestat për vrasjen e Rashës, Genc Sejko në ABC: Çfarë thashë kur isha në prokurori

schedule23:13 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 23:13 - 17 Dhjetor, 2020

Genc Sejko i konsideruar në rrjetet sociale si “njeriu i memeve” tha në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se protestat për vrasjen e Klodian Rashës sollën një reagim qytetar. Ai deklaroi se kur ishte në prokurori ka deklaruar se do të ishte krenar nëse do të ishte ai organizatori ndërsa ironizoi VIP-at se u shqetësuan më shumë për pemën se për jetën e një 25-vjeçari.

https://www.youtube.com/watch?v=_R5iX-5peiY

“Nuk jemi ende në ato nivele. Ajo që ndodh ka efekt te ne. Ka njerëz që kur më takojnë thonë pse vjen nga Londra ti për këto. Protestat e fundit ishin spontane. Edhe pse ata që kishin njëfarë profili në rrjetet sociale e mbështetën.

Kur isha në prokurori thashë po të isha organizatori do krenohesha me to. Ata që e konsiderojnë veten VIP u shqetësuan më shumë për pemën dhe për semaforin se për jetën e një 25-vjeçari.”, deklaroi ai/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!