Protestat për vrasjen e gjashtë pengjeve nga Hamasi/ Gjykata shpall të paligjshme grevën e përgjjthshme në Izrael

schedule14:04 - 2 Shtator, 2024

schedule 14:04 - 2 Shtator, 2024

Një gjykatë në Izrael shpalli të paligjshme grevën e përgjithshme në vend, duke urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të saj. Në të njëjtën kohë, kërkon që qeveria të vazhdojë me një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të Hamasit.

Gjykata e Tel Avivit tha se greva duhet të ndalet menjëherë, deri në orën 14:30, pra shumë më herët nga sa kishin planifikuar organizatorët.

Bizneset, shkollat ​​dhe transporti në të gjithë Izraelin janë prekur nga greva e sotme, me shumë rrugë të bllokuara dhe shumë fluturime që janë anuluar nga aeroporti Ben Gurion.

Në të gjithë vendin, dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën të dielën pasi trupat e gjashtë pengjeve u gjetën nga ushtarët në Gaza.

Vrasja e gjashtë pengjeve shkaktoi zemërim mbarëkombëtar, me izraelitët që u mblodhën në të gjithë vendin me flamuj dhe pankarta, duke pushtuar qendrën e Tel Avivit, Jerusalemin dhe qytete të tjera të mëdha, duke akuzuar Netanyahun dhe qeverinë e tij për dështim.

Protestat e së dielës ishin kryesisht paqësore, por turmat bllokuan një autostradë kryesore në Tel Aviv.

Greva e përgjithshme mbarëkombëtare e sotme u organizua nga sindikata e madhe e punëtorëve të Izraelit, Histadrut, me qëllim marrëveshjen për lirimin e pengjeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!