Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka komentuar situatën e pandemisë në vend. Në një intervistë për ABC, me Juli Xhokaxhi, Fico u ndal edhe tek protestat e bizneseve në zonat bregdetare në vend për orarin e muzikës. Lidhur me këtë, Fico apeloi për mirëkuptimin e të gjithëve për të kaluar këtë situatë.
Lexo edhe: A do të na fusë “Delta” në karantinë? Fico: Vala e tretë, skenarët dhe këshilla për të rinjtë
“Mendoj se këtë pyetjen duhet t’ja bëjnë veten. Në këtë situatë duhet të kthehesh gjithmonë nga vetja. Të shkosh kundra rrymë për sa i përket një situate që ka shkundur botën. Jemi në një situatë ku mund ta menaxhojmë shumë mirë dhe të gjithë të japim nga vetja. Nuk funksionon kështu. Unë do të apeloja që të gjithë këta njerëz të kuptonin. Le të japim secili nga vetja për të pasur një qëndrueshmëri që na shërben të gjithëve.
Maskat nuk kemi pse ti hedhim. Një nga gjërat e rekomandueshme, por jo të detyrueshme ta mbajnë në një ambient të hapur. Këtu jemi për të prodhuar besim maksimal që aj që ne bëjmë do ta çojë popullatën rone drejt fundit të pandemisë. Na duhet të punojmë të gjithë bashkë,” deklaroi Fico. g.v/abcnews.al

