Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat LIVE për 25 vjeçarin e ndjerë, këngëtaret emocionohen: Ikni nga Shqipëria!

schedule17:52 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:52 - 9 Dhjetor, 2020

Ngjarja e  trishtë e vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha ka bërë që shoqëria civile të mobilizohet në disa protesta ditën e sotme.

Protesta e cila është duke u zhvilluar para Ministrisë së Brendshme është komentuar edhe në studion e “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.  Këngëtaret e pranishme, Gigliola Haveriku dhe Inis Neziri u përfshinë në këtë moment, teksa u transmetua live.

Haveriku tha se që nga momenti që dëgjoi mbi ngjarjen ka qenë shumë e tronditur dhe se nuk e kupton ende si ngjarje të tilla vazhdojnë ndodhin.  Ndër të tjera ajo tha është shumë e trishtueshme sepse personat që influencojnë masën janë shumë të heshtur.  Ajo tregon se nuk i ka ardhur aspak mirë pasi nuk po e lenë të përcillet në mënyrën e duhur pasi po e njollosin duke e bërë një njeri me precedent.

 

Ndërkohë Inis Neziri tha se njerëzit dalin sa për sy e faqe dhe kjo është shumë turp, një ngjarje e tillë e ka lënë pa fjalë.

Në këtë bisedë, Ermali i pyet të dyja këngëtaret nëse e mendojnë largimin nga Shqipëria. Ato u shprehen se të rinjtë duhet të largohen nga Shqipëria pasi është një vend i pasigurt.

“Çdo ditë po dëgjojmë gjëra të reja sa them të iki sa më parë”, tha Inisi.

“ Gjithmonë e më shumë moshës së Inisit i them largohuni nga Shqipëria”, tha Gigliola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!