Protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji, 63 protestues të arrestuar

schedule19:22 - 1 Maj, 2024

schedule 19:22 - 1 Maj, 2024

63 protestues u arrestuan në Gjeorgji në një tubim pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj mijëra demonstruesve pro-BE-së që kundërshtojnë një ligj të diskutueshëm të “ndikimit të huaj”, për të cilin kritikët thonë se është i ngjashëm me ligjin rus të përdorur kundër opozitës.

Vendi kaukazian është “mbërthyer” nga protesta antiqeveritare që nga 9 prilli, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” rifuti projektligjin, që shihet si në kundërshtim me aspiratat e Tbilisit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve.

Disa gazetarë u vunë në shënjestër, duke përfshirë një fotograf të AFP-së, i cili u godit me shkop, megjithëse u identifikua qartë si reporter. Deputeti Levan Khabeishvili, kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare të ish-presidentit Mikheïl Saakachvili, partia kryesore opozitare, u dhunua rëndë dhe duhej të merrte ndihmë mjekësore.

Ministria e Brendshme tha se policia kishte bërë një përdorim “legjitim” të forcës sepse demonstrata ishte e dhunshme dhe tha se 63 persona ishin arrestuar për “mosbindje ndaj policisë” dhe kryerje të akteve të dhunës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!