Pasi kanë jetuar në izolim në përputhje me rregullat e vendosura kundër pandemisë, kinezëve si duket tashmë u ka sosur durimi. Në një kohë kur ekonomitë e shumicës së vendeve perëndimore janë të hapura, “stoku i rezistencës” në vend duket se është tharë.
Politika e Pekinit për zero infektime po bie në vesh të shurdhër, ndërkohë që demonstrata të shoqëruara me incidente po zhvillohen në qytetet kryesore. Nga kryeqyteti financiar Shangai në Wuhan po dëgjohet zëri i opozitës.
Human’s crave freedom.
We must stand with the people of China. God bless them.pic.twitter.com/mM8uzcHg8V
— Collin Rugg (@CollinRugg) November 27, 2022
Megjithatë, sipas raportimeve, forcat policore janë shtuar dhe po ashtue dhe dënimet e arrestimet e protestuesve. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të përmbysur situatën me forcë, fati politik i Xi varet nga një fije e hollë.
Things are getting wild in China.
— ALX 🇺🇸 #BringThemBack (@alx) November 27, 2022
Siç vëren për BBC profesori i Institutit Kinez në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër, Steve Chang, qeveria kineze rrezikon të humbasë kontrollin nëse protestat përhapen. Nëse Pekini nuk i shtyp protestat, kjo do të shihet si një shenjë dobësie dhe rreziku që vala e zemërimit social të intensifikohet është i dukshëm. /abcnews.al/
Major media outlets are now giving extensive coverage to the anti-lockdown mass protests in China. But they turned a blind eye when mass protests against lockdowns occurred in many other countries around the world. The hypocrisy is off the scale.
— James Melville (@JamesMelville) November 28, 2022