Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Protestat e PD, të njëjta”/ Gazetari Shima: Mungesë besimi te opozita, mazhoranca ka ndezur motorrët për vendoret

schedule19:55 - 22 Mars, 2026

schedule 19:55 - 22 Mars, 2026

Gazetari Brahim Shima thotë se protestat e Sali Berishës janë të njëjta, me marshime dhe molotovë.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Shima u shpreh se ka mungesë besimi nga qytetarët te opozita.

Sipas Shimës, PD duhet të ndryshojë strategji.



“Kemi përsëritje të sjelljes apatike të opozitës, pa një strategji. Kam përshtypjen se e bën me dashje dhe ka vite që nuk ngjit. Çdo protestë e opozitës bëhet një premtim të caktuar, të rrëzojmë kryeministrin, zgjedhje teknike. Në 13 vite, asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Të gjitha protestat kanë qenë të njëjta, kjo sjell mungesë besimi te opozita. Fakti mbetet ai që është, asnjë ndryshim nga mazhoranca, mazhoranca ka ndezur motorrët e zgjedhjeve lokale, kurse opozita ende nuk ka arritur të riorganizohet në zgjedhjet në degë. Është duke marrë avash, metrat e kilometrave të fundit. Si finale, mbetet asgjëja. Do ndihesha më mirë nëse do kishte ndryshim të strategjisë sot. Sot nuk kemi për çfarë flasim, e njëjta rutinë, e njëjta parakalim. Një demokraci është më e fortë, kur ka një opozitë më të fortë. Nëse bën sulm politik pa rezultat final, sigurisht është dështim. Dështimi përkthehet në mungesë votash dhe besimi. Mazhoranca sot ka shumë pushtet, por nuk besoj se ka forcë politike që do thotë do e lëshojë pushtetin. Mungesa e një opozite që sjell frymëzim, do sjellë forcë politike më të fuqishme në pushtet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!