Protestat e opozitës, Taulant Balla trogon mendimin e progresistve evropianë

schedule16:17 - 23 Shkurt, 2019

schedule 16:17 - 23 Shkurt, 2019

Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste Europiane i dha sot mbështetjen kandidatit të përbashkët për President të Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Gjatë punimeve të Kongresit ku merrnin pjesë kryeministra dhe liderë të socialdemokracisë europiane, ishte edhe deputeti i PS, Taulant Balla i cili zhvilloi takime me disa nga përfaqësuesit e Kongresit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Balla tha se protestat e dhunshme të opozitës në Tiranë, për progresistët europianë janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Më tej Balla në postimin e tij thekson se kriza artificiale politike e inicijuar nga opozita, nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!