Protestat antiqeveritare, Irani kryen ekzekutimin e parë

schedule12:33 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:33 - 8 Dhjetor, 2022

Irani ka ekzekutuar personin e parë, pas protestave që kanë nisur para dy muajsh. Referuar mediave iraniane, Mohsen Shekari, akuzohej si “rebelë” që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran më 25 shtator dhe plagosi me thikë një pjesëtar të sigurisë.

Ky raportohet të jetë ekzekutimi i parë që lidhet me protestat teksa edhe 11 të burgosur të tjerë janë dënuar me vdekje.
Sipas zyrtarëve të organizatës për të Drejtat e Njeriut numri i të dënuarve me vdekje pritet të jetë më i madhe pasi janë mbi 15 mijë protestues të arrestuar.

“Ekzekutimi i parë duhet të rezultojë me reagime të fuqishme, pasi në të kundërtën do të përballemi me ekzekutime të përditshme”, shkruan në twitter drejtor i organizatës e të drejtave të njeriut qe ka selinë në Oslo, i cili kërkoi reagimin e institucioneve ndërkombëtare.

Protestat masive që tërhoqën vëmendjen e gjithë botës nisën pas vdekjes së një vajze kurde 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila u dhunua barbarisht nga Policia e Moralit, pasi sipas autoriteteve, nuk kishte vendosur “saktë” shaminë.

Prokurori i përgjithshëm deklaroi të dielën se policia Morale do të shkrihet dhe nuk do të ekzistojë më. Por disa zyrtarë deklaruan se ky vendim është hedhur poshtë. Policia morale është përgjegjëse për zbatimin e ligjit të islamit.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë lënë të vrarë mbi 470 persona., shumica protestues./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!