Protesta e Partisë Demokratike po vijon dhe simpatizantët e Berishës janë mbledhur në minorancë në pikat kryesore të qytetit.
Në studion e ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh në këndvështrimin e tij se fjala “duhet të marrë pushtet” bëhet për dy qëllime.
Sipas tij, Berisha do të tremb qytetarët dhe qëllimi tjetër sipas tij është të mbledh njerëzit e vet dhe ti rrijnë poshtë ballkonit.
“Berisha do të jetë thartuar më shumë seç ka qenë, është me keq se aleati i tij Ilir Meta. Fjala duhet të marrë pushtet e thotë për dy arsye:
Do të tremb qytetarët e vendit, do të thotë të lemerisen njerëzit është Sali Berisha i ’97, 2008. Tani që Shqipëria është bërë njerëzit duhet të kuptojnë që është e frikshme.
Qëllimi tjetër është të mbledh njerëzit e vet dhe ti rrijnë atje poshtë ballkonit. Përveçse i trajton si mish për top, kërkon të manifestojë që është i rrethuar me njerëz dhe realisht nuk është. Sepse kjo protestë po tregon që opozita është pakicë dhe po bëhen më të vegjël cdo ditë.
Nuk prodhon politikë, tani njerëzit janë në dilemë për të votuar PD. Do të votosh për të mbrojtur Sali Berishën që ka bërë krime, të bllokosh rrugën, janë të gjithë kontigjent kriminal.
Aq të dhunshëm janë sa njeriun e dhunojnë dhe thonë ti do votosh për mua.”- tha Çupi. /abcnews.al