Policia hyri të premten në ndërtesën e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Paris, duke dëbuar aktivistët pro-palestinezë që po protestonin kundër luftës në Gaza. Ishin më shumë se 70 studentë që protestuan kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në enklavë.
Ndryshe nga disa kampuse të universiteteve në SHBA, protestat franceze kanë qenë paqësore dhe nuk ka pasur shenja dhune pasi studentët janë nxjerrë nga ndërtesat. Universiteti ishte i mbyllur për ditën e premte, me një prani të madhe policie rreth ndërtesës së tij kryesore.
Zyra e kryeministrit Gabriel Attal tha se studentët protestues ishin evakuuar nga 23 institucione të arsimit të lartë në të gjithë vendin të enjten, duke shtuar: “Në kontrast me atë që shohim jashtë vendit, domethënë përtej Atlantikut, nuk ka kamp të përhershëm proteste në Francë.”/abcnews.al