Protesta për Teatrin në Durrës, procedohen Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri

schedule20:51 - 22 Maj, 2020

schedule 20:51 - 22 Maj, 2020

Artisti Robert Budina dhe kreu i PD në Durrës Ferdinand Dervishi janë proceduar nga Policia e Durrësit pas tubimit të organizuar pasditen e sotme për të mbledhur firmat për rindërtimin e Teatri.

LEXO EDHE: Artistët mbledhin firma në Durrës, Budina: Nëse ngrihemi të gjithë Meta shpërndan parlamentin

Policia bën me dije se ata janë vënë në hetim në gjendje të lirë për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme” nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al