Protesta pas shembjes së Teatrit, procedohen Budina, Liçaj dhe Stresi

schedule10:29 - 19 Maj, 2020

schedule 10:29 - 19 Maj, 2020

Ditën e djeshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajti një protestë si formë reagimi pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në protestë morën pjesë grupe të ndryshme nga shoqëria civile, artistë, qytetarë si dhe anëtarë të opozitës.

Ditën e sotme bëhet e ditur se lidhur me këtë protestë, që cilësohet si e paligjshme, janë proceduar artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Stresi.

Artistët dhe Stresi janë proceduar për bllokim rruge dhe moslejimin e kalimit të automjeteve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 9 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:

B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!