Protesta në Tiranë, i riu i kthehet policisë: Pse na helmoni, po thyhen shtylla nuk po vriten njerëz

schedule20:48 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 20:48 - 12 Dhjetor, 2020

Një i ri në protestën e sotme në Tiranë i ka bërë thirrje policisë të mos përdorin dhunë ndaj tyre. Në videon e siguruar nga ABC, i vendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ai thotë se protesta paqësore, ku po preken vetëm objekte dhe jo njerëz.

Ai shprehet se po hidhet gaz për të helmuar të rinjtë që kanë dalë për të protestuar paqësisht për vrasjen e një të riu.

“Pse na gjuani. Është protestë paqësore, Po thyhen shtylla nuk po vriten njerëz, jemi njësoj mor burrë. Ju jeni si ne. Jeni njerëz, jeni prindër. Pse na dhunoni. Nuk i bëra gjë më. Këta na hedhin gaz na helmojnë. Po na vrasin. Unë kam dalë për të protestuar paqësisht pse të rri në shtëpi, atë tjetrin e vranë”, shprehet ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!