Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

schedule11:04 - 16 Nëntor, 2025

schedule 11:04 - 16 Nëntor, 2025

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot me mendje dhe zemër do të jetë në protestën e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg.

Ahmeti tha se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.

“Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.

Protesta mbahet sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!