Pas dy ditëve udhëtim në këmbë me një distancë më shumë se 75 kilometra studentë nga fakultetet e Beogradit mbërritën këtë të shtunë në Novi Sad për të përkujtuar 15 viktimat që humbën jetën nga shembja e një strehimoreje treni tre muaj më parë.
Pasi mbërritën në Novi Sad ata vendosën kurora me lule pranë stacionit hekurudhor ku u shemb tenda. Përgjatë rrugëtimit të tyre drejt Novi Sadit, qytetarët serb dolën në ndihmë të studentëve duke iu ofruar atyre ujë dhe ushqim.Studentët pritet të bllokojnë këtë të shtunë tri urat e qytetit në shenjë të vijimit të demostratave të tyre kundër qeverisë
Studentët që protestojnë prej 3 muajsh në Serbi se korrupsion dhe ndërtimi pa kriter ishin shkaqet që sollën rrëzimin e strehimores në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ndërkoh që ata kanë kërkuar nga qeveria transparence në publikimin e të gjithë dokumentacionit mbi rikonstruksionin e këtij stacioni.
Demonstratat e tyre të vazhdueshme detyruan këtë javë kryeministrin e Serbisë Millos Vuçeviç që të jepte dorëheqjen vetëm disa orë pasi Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u zotua për riformatim të qeverisë.
Tashmë pritet të vendoset nëse Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo Vuçiç do të zgjedhë një mandatar për formimin e një qeverie të re. Opsioni i një qeverie të përkohshme është përjashtuar nga Kreu i Shtetit Serb.
Presidenti Vuçiç i cili pretendon se te gjitha dokumentet e rikonstruksionit të Stacionit hekurudhor jane bërë publike, ka deklaruar se do të falë studentët e përfshirë në trazira nëse demonstratat ndalen dhe do te vijojne bisedimet me qeverine.


