Protesta kundër monarkisë në Londër gjatë Ditës së Komonuelthit

schedule10:20 - 14 Mars, 2023

schedule 10:20 - 14 Mars, 2023

Teksa anëtarët e familjes mbretërore po mbërrinin në Ëestminster Abbey për të marrë pjesë në shërbimin vjetor të Ditës së Commonëealth, një protestë kundër monarkisë u organizua jashtë Ëestminster Abbey në Londër.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Jo mbreti im”. Ben Clinton, koordinatori i fushatë, tha se njerëzit duhet të kenë aftësinë për të zgjedhur kreun e shtetit të tyre.

“Ne do të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet,” tha ai, duke shtuar se ata duan të sigurohen që të kenë opozitë të dukshme dhe rrugë drejt demokracisë.

Clinton gjithashtu theksoi se shumë para publike do të shpenzohen për kurorëzimin. Familja mbretërore mori pjesë në shërbimin e Ditës së Commonwealth në Ëestminster Abbey.

Dita, e cila njihej si Dita e Perandorisë, festohet të hënën e dytë të marsit.

Përveç diplomatëve, artistë nga kombe të ndryshme të Commonëealth gjithashtu morën pjesë dhe performuan gjatë gjithë shërbimit ku Mbreti Charles III mbajti fjalimin e tij të parë në Ditën e Komonuelthit.

Mbretit iu bashkua edhe Princi Ëilliam dhe Kate Middleton, si dhe Duka dhe Dukesha e re e Edinburgh Edward dhe Sophie.

Flamujt e 56 shteteve të Komonuelthit janë gjithashtu të valëvitur në Sheshin e Parlamentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!