Protesta e tifozëve dhe shtyrja e sfidës me Liverpool, reagojnë “Djajtë e Kuq”

schedule20:56 - 2 Maj, 2021

schedule 20:56 - 2 Maj, 2021

Manchester United-Liverpool cilësohet si dueli më i fortë i Premier League. Përballja mes dy ekipeve historike ishte programuar të luhej sot (17:30), por tifozët vendas pushtuan “Old Trafford”, duke protestuar kundër pronarëve të klubit.

Fakti që familja Glazer rreshtoi “Djajtë e Kuq” ndër 12 klubet themeluese të Super League, acaroi keq tifozët. Këta të fundit ishin kundër kompeticionit të ri, që dështoi që në hapat e parë. Inati nuk ka rënë dhe tifozët shfrytëzuan sot shansin.

Largimi i Glazer nga drejtimi i klubit të zemrës ishte thirrja kryesore e tifozëve. Vetë klubi i United, i cili ishte organizatori i ndeshjes së sotme, ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, duke shprehur mospajtimin e tyre ndaj veprimeve të tifozëve.

Pasi u konsultuam me të gjitha palët, ne vendosëm të shtynim ndeshjen me Liverpool për arsye sigurie që lidhet me protestat e sotme. Diskutimet që do të bëjmë me drejtuesit e Premier League, do të përcaktojnë datën e zhvillimit të kësaj sfide.

Tifozët tanë kanë një pasion të madh për United dhe ua njohim të drejtën e lirisë së shprehjes dhe protestave paqësore. Sidoqoftë, na vjen keq për faktin që faktin që ndeshja nuk u luajt dhe nga këto veprime u rrezikuan tifozë të tjerë, pjesëtarë të stafit de policia.

Ne falënderojmë forcat policore për mbështetjen e tyre dhe do t’i ndihmojmë ata në çdo hetim të mëvonshëm“, lexohet në postimin zyrtar të klubit të njohur ishullor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!