Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PSD kundër shefes së gjykatës së Hagës/ Nazarko: Krijon probleme për qeverinë Kurti në imazhin ndërkombëtar

schedule17:46 - 29 Nëntor, 2023

schedule 17:46 - 29 Nëntor, 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj u arrestua të mërkurën në protestën që forca e tij politike mbajti kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, e cila planifikonte të takohej me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë.

Përveç Molliqajt, policia e Kosovës arrestoi edhe aktivistë të tjerë të kësaj partie, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 6. Protestuesit nga radhët e PSD-së mbanin pankarta në të cilat shkruhej “TrendafilOUt”, “UÇk-ja nuk mund të gjykohet” si dhe “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”.

Analisti Mentor Nazarko, gjatë intervistës që dha për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj theksoi se disa nga figurat e kësaj partie përbëjnë pjesën më agresive të VV-së. Ai thotë se reagimi i PSD-së vjen në një kohë kur nuk ka rezistencë nga PDK apo VV për çështjet që po trajtohen nga kjo gjykatë.



Sipas Nazarkos, kjo mund t’i krijojë probleme qeverisë së Kurtit dhe mund të ndikojë në imazhin ndërkombëtar.

PSD është një parti inteligjente, e përbërë nga figura që kanë profil të spikatur intelektual dhe karrierë të shkuar brenda VV, duke përbërë pjesa më agresive dhe pro aksionit në historinë e afërt të VV. Ata kanë zgjedhur të merren me një temë si kjo në kushtet kur gjykata speciale është duke provokuar ndjeshmërinë e familjarëve apo të një grupi të fuqishëm interesi si ish luftëtarët e UÇK-së dhe në kushtet kur nuk ka rezistencë nga Partia Demokratike e Kosovës, që quhet më e lidhur me njerëzit e luftës apo VV, PSD synon ta zërë këtë boshllëk politik duke krijuar forma proteste si ato që na sjellin në mend në historinë e VV. Nuk di të them nëse kjo do të reagojë në opinionin publik kosovar por di të them se kjo i krijon probleme qeverisjes së Kurtit në imazhin ndërkombëtar të saj, dhe për këtë arsye synon që të tregojë dorën e fortëve të këtyre veprimeve. Natyrisht, duhet kuptuar se me këtë që po bën VV është duke legjitimuar veprimin e mëhershëm të qeverive të Kosovës, të lidhura me Thaçin, Haradinajn apo të tjerë, të cilët kanë bërë të njëjtat veprime ndaj protestave të VV siç po bën Kurti ndaj PSD-së. Qeveritë e Kosovës kanë pasur të drejtë që kanë zgjedhur dorën e fortë kundër protestave të VV dikur dhe të PSD-së sot dhe natyrisht Kurti e ka shqetësimin tek imazhi ndërkombëtar. Synon që edhe të hakmerret nga pak ndaj Molliqit, i cili mbetet një kundërshtar i palëkundur i tij dhe i bindur nga historia e tij e afërt, se edhe një pikë mund të shndërrohet në një masë politike të rëndësishme, synon që ta shtypë PSD-në në këtë nivel për ta penguar për arritjen e saj eventuale politike. “, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!