“Covid-in e kalova me shpenzimet e mia”, Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, jo si gjithë Europa

schedule11:46 - 14 Tetor, 2022

schedule 11:46 - 14 Tetor, 2022

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi tha në protestën e sotme të pedagogëve se Shqipëria ka pagat më të ulëta të arsimtarëve në rajon.

Ai tha se ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova, pasi Kosova ka paga më të mira se vendi ynë për arsimtarët.

Ndër të tjera, ai tregoi dhe rastin personal gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, ku u shpreh se kishte shpenzuar 5000 euro për trajtimin e Covid-it dhe se  nuk mori asnjë ndihmë nga shteti.

“Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova.Në nëntor-dhjetor ishte periudha më e vështirë. Shpenzova 5000 mijë euro pa mbështetjen e shtetit. Kam 28 vjet që paguaj sigurime, fizioterapinë 2 herë në jave e bëj me shpenzimet e mia që të jem për veten dhe studentët  240 mij lekë. Kam kërkuar borxh por e kam se ndihemi të presekutuar nga shërbimet që nuk i jep shteti. E kam shtyrë operacionin se kushton 6000-7000 euro”, tha kreu i sindikatës.

Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë, për të kërkuar rritje të pagave. Pedagogët janë mbledhur përballë  Universitetit të Arteve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat.

Ndërsa  kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të bojkotojnë edhe procesin mësimor. Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë.

Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim, teksa kërkojnë dyfishim të buxhetit për arsim.

Disa nga kërkesat e pedagogëve:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. /abcnews.al/

/abcnews.al/

/abcnews.al/