Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD/ Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga 2021. Gjikondi: Berisha ka agjendë personale

schedule21:13 - 19 Mars, 2026

schedule 21:13 - 19 Mars, 2026

Sondazhisti Eduard Zaloshnja thotë se opozita ka humbur 400 mijë votues, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në 2021.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zaloshnja u shpreh se në protestat e Sali Berishës, ka gjithmonë e më pak njerëz.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se Berisha ka agjendë personale dhe nuk do lejojë garën në PD.



Eduard Zaloshnja: Nuk është rastësi pse në protestat e Berishës, pakësohet numri i njerëzve që marrin pjesë. Aleanca madhështore e Berishës me Metën ka humbur 250 mijë votues më 11 maj, krahasuar me 4 vjet më parë. Nga 11 maji, deri të hënën e fundit, ka humbur edhe 150 mijë të tjerë. Pra, ka humbur 400 mijë, krahasuar me atë që kishin në 2021. Votuan edhe 110 mijë veta për LSI. Kanë votuar 730 mijë vetë. Sot, kjo aleancë, Berisha me Metën, ka 350 mijë. Pothuajse ka humbur 400 mijë. Nga 11 maji, PS mund të ketë humbur 100 mijë votues, brenda vendit. Diferenca është bërë shumë e madhe. Këta kanë humbur 150 mijë. PS ka pothuaj dyfishin e votuesve të PD. Këtë e ndjejnë njerëzit. Sondazhin e bëjmë me njerëzit e zakonshëm.

Brizida Gjikondi: Ai është rizgjedhur njëherë, nuk ka zgjedhje. I ka militantë dhe mercenarë të tij. Më çudit kurajo e Berishës, që ka agjendë personale. Nuk ka Zot, e diela është festa e Bektashinjve të Shqipërisë. Është festë zyrtare, duhet respektuar ky komunitet. Berisha, gjithmonë ka bërë diçka që ti nuk mund ta thuash që është padashje. Nuk vajti të votojë rezulotën kundër Iranit, nuk besoj se e bëri padashje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!