Gazetari Ermal Vija raportoi lidhur me protestën e opozitës nga rruga e Elbasanit e cila tashmë është bllokuar. Në raportimin e tij, gazetari përmendi se ka një ‘protestë’ nga ana e drejtuesve të mjetëve që kanë mbetur të bllokuar
“Sapo është bllokuar lëvizja e qarkullimit nga të dyja anët e Unazës. Të gjithë protestuesit kanë mbërritur duke bllokuar rrugën. Një grup policësh me gramafon i ka bërë thirrje protesutesve ku ka debatues me disa eksponentë të PD.
Aktualisht janë të bllokuar disa mjete në semafor ku protestuesit janë duke qëndruar në këmbë. Nuk ka incidente mes protestueve apo policëve ku ndryshe nga herët e tjera policët qëndrojnë në distancë. Ata bën thirrje disa herë me gramafon që bllokimi i rrugëve përbën vepër penale po protestuesit qëndrojnë në rrugë. Ka një protestë nga ana e drejtuesve të mjeteve me boritë e makinave të cilët kërkojnë të lirohet rruga.” / abcnews.al