Protesta e opozitës/ Shoqërohen dy kryetarët e PD e PL Pogradec dhe eksponenti

schedule13:15 - 30 Tetor, 2024

schedule 13:15 - 30 Tetor, 2024

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shpalli në kërkim dy kryetarë dhe një eksponent të opozitës, të cilët morrën pjesën mbrëmjen e djeshme në protestën në Elbasan. Sipas informacioneve, të shoqëruar nga policia janë kryetari i PD Pogradec Genti Çela, kryetari i PL Pogradec Gentian Çala dhe ish kreu i komunes Buçimas Luan Tollozhina( LSI).

Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit për llogari të DVP Elbasan ndërsa mësohet se janë dërguar pranë kësaj drejtorie. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo me ndalim të këtyre personave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!