Protesta e Berishës, gra të veshura me të zeza “vajtojnë” me këngë polifonike të rinjtë që largohen nga Shqipëria

schedule12:50 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 12:50 - 6 Dhjetor, 2022

Një grup grash dhe vajzash të veshura me të zeza “vajtuan” me këngë polifonike sot në protestën e Berishës, të rinjtë dhe të rejat shqiptare që largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë në emigrim.

“Kortezhi i dhimbjes shqiptare” u ngjit në podiumin e PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku kënduan në mënyrë simbolike për emigracionin që po boshatis Shqipërinë.

Në protestën e sotme të opozitës, e cila po zhvillohet njëkohësisht me samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Nas protestë sakaq nuk munguan incidentet. Një person goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e gjakosur në hundë.

Autori që goditi Berishën është Gert  Shehu, i cili u arrestua nga policia. Ai është shoqëruar në komisariatin nr 1. Në Tiranë./abcnews.al.