Protesta e Berishës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj

schedule16:42 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 20 Dhjetor, 2021

Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm, pasi pasditen e sotme zhvillohet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”.  Ambasada këshillon qytetarët që të shmangin çdo tubim të madh në qytet

“Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

“Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, thekson ambasada më tej. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!