Protesta e 8 janarit, Kokalari paralajmëron një “mik”: Çfarë do të ndodhë nëse derdhet gjak në rrugët e Tiranës

schedule22:51 - 5 Janar, 2022

schedule 22:51 - 5 Janar, 2022

Më 8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtarë që do të mbahet përpara Selisë Blu. Protesta e paralajmëruar për më 8 janar në mesditë mban sloganin “Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve.”

Për këtë protestë, aktivistja Evi Kokalari ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Kokalari paralajmëron “një mik” se nëse të shtunën do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, ajo nuk do të ndalet derisa t’i vërë përgjegjësit përpara drejtësisë.

EVI KOKALARI

“I dashur mik,

Nëse më 8 janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, shenjat e gishtave të tu do të jenë kudo dhe të premtoj se nuk do të ndalem derisa të mbahesh plotësisht përgjegjës për kaosin që ke shkaktuar në Shqipëri.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!