Protesta e 7 Korrikut, Berisha shpall “non grata” Bashën dhe Alibeajn: Janë zjarrfikës të opozitës

schedule21:44 - 30 Qershor, 2022

schedule 21:44 - 30 Qershor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve dhe opozitë që t’i bashkohen në protestën e 7 Korrikut që do të organizohet nga PD-ja.

“Në datë 7 Korrik, populli opozitar do të zbresë në rrugë për të bërë rrugën”, kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për Tv Klan.

Berisha tha se shoqëria shqiptare do të zbresë në histori.

Ndërkohë u shpreh se nuk dëshiron që në protestën e 7 Korrikut të marrin pjesë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha që Lulzim Bashës dhe Enekelejd Alibeaj mos të marrin pjesë në protestë, duke i konsideruar si “zjarrfikësit e opozitës”

“Populli, shoqëria shqiptare zbret në histori. Populli zbret në rrugë për të bërë rrugën. Sigurisht populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar besoj. Beteja nuk pret mot, beteja kur të thërret do t’i përgjigjesh. Ishte një thirrje e përgjithshme e demokratëve, e grupeve të mëdha të interesit, e bizneseve. Ishte e mjekëve, intelektualëve, shoqërisë civile”, u shpreh Sali Berisha.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!