Sali Berisha i vendosi të gjithë deputetët e grupit parlamentar demokrat në pozitat e organizatorit të protestës, kur në një vendim kryesie i përfshiu në grupet e punës në të 12 qarqe të vendit.
Por përtej vendimit të Berishës, Enkelejd Alibeaj i kujton qytetarëve se 7 korriku nuk është një protestë për problemet e tyre dhe se Berisha nuk mund të jetë shpresa e njerëzve.
Alibeaj nuk është i vetmi në qëndrimin e tij.
Disa prej deputetëve shprehën rezerva për mënyrën se si janë njoftuar por konfirmuan pjesëmarrjen.
Por thirrja e Berishës mori përgjigje pozitive nga deputetë që nuk i janë bashkuar zyrtarisht lëvizjes së tij.
Protesta e 7 korrikut është thirrur nga Partia Demokratike në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile të enjten e 7 korrikut në orën 7 pasdite./abcnews.al/