Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Siguria e liderëve të BE përbën përparësi absolute

schedule12:36 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 12:36 - 2 Dhjetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën e 6 dhjetorit gjatë konferencës së tij të përjavshme me gazetarët.

Berisha tha se është gënjeshtër që masat e sigurisë i janë kërkuar kryeministrit Edi Rama nga Bashkimi Europian dhe u bëri thirrje këtyre të fundit të mos i besojnë gënjeshtrave të tij.

“U bëj thirrje edhe organeve të sigurisë të BE të mos pranojnë një teatrizim të turpshëm të qytetit. Shqiptarët janë mikpritës. Ato që kemi i kemi me Edi Ramën. Siguria e tyre përbën përparësi absolute”, tha Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!