Protagonizmi i Mourinhos, nervozohet dhe braktis intervistën

schedule18:11 - 24 Shtator, 2019

schedule 18:11 - 24 Shtator, 2019

Gjatë ceremonisë së mbrëmjes së kaluar të FIFA-a mori pjesë edhe Jose Mourinho. Qeveria Botërore e Futbollit shpalli më të mirët e sezonit të kaluar.

Një episod i pakëndshëm ndodhi gjatë prononcimit të “Special One” për gazetaren italiane Ilaria D’Amico, partnerja e Gianluigi Buffon. Kjo e fundit pyeti portugezin se kush mund të drejtonte formacionin më të mirë të shpallur nga FIFA dhe trajneri nuk e fshehu sikletin e tij.

Kush mund ta drejtojë këtë ekip? Një trajner i papunë si unë ose Fabio Capello. Ndoshta edhe dikush tjetër si Walter Zenga sepse nuk mund të drejtohen dy skuadra njëkohësisht“, ishte përgjigja e ish-trajnerit të Manchester United.

Pengesa mes të dyve duket sikur u kalua, por ndodhi e kundërta. D’Amico pranoi mes buzëqeshjeve ndershmërinë e Mourinhos për të pranuar faktin që ishte i papunë. Ky moment nervozoi trajnerin luzitan, i cili braktisi skenën dhe u largua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!